16 Janar 2025

VV shfryn gomat e makinave zyrtare

Prishtinë, 11 shtator - Partia politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se aktivistë të kësaj Lëvizjeje, “kanë shfryrë gomat e makinave zyrtare të qeverisë së Kosovës, në parkingun e kësaj qeverie ”, në Prishtinë.

“Policia po intervenon brutalisht, duke arrestuar dhe rrahur aktivistët”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

Policia ka shpërndarë aktivistët dhe ka ndaluar disa prej tyre.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, \"kanë hyrë më dhunë brenda oborrit të objektit të ish –Rilindjes, dhe kanë dëmtuar disa vetura zyrtare\".

\"Policia e Kosovës po merr veprimet e nevojshme ligjore për të menaxhuar më këtë situatë\", ka thënë Hoxha, duke shtuar se deri më tash janë dhjetëra të arrestuar.

Veprimi i sotëm i Lëvizjes Vetëvendosje është në frymën e aksioneve për të “defunksionalizuar qeverinë”, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për themelimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

Marrëveshja është arritur më 25 gusht, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes, serbët në veriun e Kosovës do të kenë më shumë te drejta dhe asociacioni i komunave do të ketë përgjegjësinë për disa fusha siç janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e planifikimi urban e rural, si dhe do të ketë të drejtë të marrë fonde nga Beogradi.

VV e konsideron marrëveshjen si shkelje të sovranitetit dhe ndarjen të Kosovës. Të njejtin mendim e ndajnë edhe dy partitë tjera në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)