VV sdo ta votojë Ligjin kundër luftërave të huaja
Prishtinë, 21 dhjetor - Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se deputetët e tyre nuk do ta votojnë Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se deputetët e tyre nuk do ta votojnë Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, i cili është iniciuar pas rritjes se numrit të të rinjve që po ikin për të luftuar në Siri.
Ajo për gazetënZëri, ka thënë se vazhdojnë të kundërshtojnë këtë projektligj meqë kjo pengon shqiptarët e Kosovës që të luftojnë për bashkëkombësit e tyre nëse ndonjëherë do të jetë e nevojshme./Zëri/