15 Janar 2025

VV: Regjimi në Kosovë krimet i kryen në favor të Veselit

Prishtinë, 20 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot është duke u mbajtur në fshehtësi seanca e radhës e gjyqit politik që regjimi autoritar në Kosovë po zhvillon kundër katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje!: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Faton Topalli.

"Sot do të duhej që të dëshmonte Kadri Veseli, por prokurori e ka tërhequr dëshminë e tij. Madje, kur deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kërkuan sqarime për këtë vendim për Veselin, gjyqtari i përjashtoi ata dy nga seanca. Ky gjyqtar i përjashtoi nga publiku edhe deputetët Adem Mikullovci, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Xhelal Sveçla. "

"Rikujtojmë se të katër deputetët janë vendosur në bankën e të akuzuarëve vetëm nga që patën guximin t’i dilnin në mbrotje sovranitetit të Republikës dhe integritetit territorial të vendit, duke kundërshtuar “Zajednicën” dhe marrëveshjen për “Demarkacionin”", thekson VV.

Gjykata Kushtetuese dhe komisioni i ri shtetëror për “Demarkacionin” sipas VV kanë dëshmuar institucionalisht se këto dy marrëveshje cenojnë sovranitetin dhe territorin e vendit.

Ky fakt sipas tyre do të mjaftonte që sot, në bankën e të akuzuarëve, të ishin ata që i kanë nënshkruar dy marrëveshjet dhe jo deputetët që i kundërshtuan ato.

"Por në vend që të dënohen shkelësit, përmes kapjes së sistemit gjyqësor, regjimi po tenton të dënojë pikërisht ata që e mbrojtën popullin dhe vendin ndaj akteve kriminale të vetë regjimit, dhe ketë krim të radhës regjimi po tenton ta kryejë mbrapa krahëve të publikut."

"Në seancën e parë gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes, u lejua transmetimi direkt televiziv dhe aty mbarë opinioni publik kuptoi nivelin e ulët profesional dhe motivet e pastra politike që po e shtynë gjyqtarin Kalludra të çojë përpara këtë proces kryekëput politik."

"Kujtojmë se ky është i njëjti gjyqtar që dënoi pa asnjë provë apo dëshmi, me një akuzë krejtësisht të montuar, edhe 4 aktivistët e Lëvizjes Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti", thekson VV.

Sakaq, në seancën e sotme gjyqësore, Kalludra e ndali për herë të dytë mundësinë e mediave për ta pasqyruar këtë proces për publikun e gjerë. Meqenëse regjimi i ka humbur të gjithë argumentet, përpiqet sot ta mbrojë veten përmes censurës – mjetit të preferuar të çdo regjimi autoritar.

Ky proces politik gjyqësor, tashmë i censuruar, është në të njëjtën linjë me mënyrën se si u nënshkruan marrëveshjet për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin” në gusht të vitit 2015. Edhe në atë kohë, regjimi nuk i paraqiti paraprakisht këto dy marrëveshje në Kuvend, siç ishte i detyruar ligjërisht të vepronte, dhe nuk tregoi kurrëfarë transparence ndaj publikut deri sa këto dy marrëveshje shtet-rrënuese u nënshkruan.

 Sot, sërish në fshehtësi, regjimi po tenton ta mbulojë krimin e këtyre dy marrëveshjeve me një tjetër krim: procesin politik gjyqësor ndaj deputetëve të Lëvizjes. Sërish sot, përmes censurës, regjimi po vepron në fshehtësi, larg syve të publikut.

Lëvizja Vetëvendosje! e dënon censurën e gjyqtarit Kalludra dhe të regjimit autoritar në Kosovë, dhe kërkon me ngulm transparencë dhe drejtësi për të gjithë përfaqësuesit e popullit që ndodhen sot padrejtësisht në bankën e të akuzuarve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)