27 Janar 2025

VV: Qeveria frikësohet nga fletushkat, arreston aktivistë

Prishtinë, 7 shtator - VV-ja njopftuar se sot derisa aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po shpërndanin fletushka pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës (ish-Rilindja), Policia e Kosovës intervenoi brutalisht duke arrestuar dhe përdorur dhunë me shkopinj gome e sprej lotsjellës ndaj aktivistëve paqësorë.

Qeveria e Isa Mustafës ka filluar të frikësohet edhe nga fletushkat. Njësoj siç frikësohet çdo pushtet shtypës nga e vërteta që e demaskon.

Agron Kabashi, Shkëlqim Morina, Alban Makolli, Veron Hasani, janë vetëm disa prej aktivistëve të arrestuar, ndërkohë që shumica e aktivistëve janë rrahur nga policia.

Çmimi që Kosova po e paguan për “Zajednicën” është i papranueshëm për qytetarët e Kosovës. Në njërën anë Kosova po ndahet etnikisht, e në anën tjetër qytetarëve po u kthehen masa të dhunshme.

“Zajednica” nuk do të kalojë!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)