VV: Policia kërkon aktivistin Valdrin Ahmeti
Prishtinë, 3 shtator - Sot, rreth orës 11:00, Policia e Kosovës shkoi për ta arrestuar në shtëpinë e tij, aktivistin e VETËVENDOSJE!-s, Valdrin Ahmeti.
Pas ekspress-dënimit të djeshëm të një qytetari që nga mllefi kishte kërcënuar ministrin dhe djaline kryeministrit, sot u tregua edhe njëherë që efektiviteti policor është i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për kryeministrin.
Ky veprim i policisë, e cila po e kërkon për ta arrestuar aktivistin Valdrin Ahmeti, vjen pasi që të njëjtin aktivist vetë Isa Mustafa e përmendi me emër në emisionin DEBAT në RTK, më 28 gusht 2015.
Pra, është e qartë që Isa Mustafa është shndërruar në kryepolic që jep urdhëra se kënd ta arrestojë policia, kënd ta dënojë urgjentisht gjykata, ndaj kujt të hapen hetimet, etj. Ky kryepolic, e ka vënë të gjithë sistemin në shërbim të tij, familjes, pronave dhe ministrave të tij.
Ky nuk është kryeministër i qytetarëve të Kosovës.