17 Janar 2025

VV: Policia e Kosovës ndalon shqiptarët të hyjnë në Kosovë

Prishtinë, 17 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00 në pikën doganore të Morinës, Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit që po vinin nga Tirana për të marrë pjesë në Protestën e 17 shkurtit në Prishtinë.

\"Si fillim ata kanë kontrolluar autobusin, ku kanë gjetur parullat protestuese. Më pas i kanë shoqëruar tre vetë nga pjesëmarrësit në zyrën e policisë\", thekson VV.

Protestuesit e tjerë janë kthyer me gjithë autobus në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe nuk iu është lejuar hyrja.

Më pas  sipas VV Policia e Kosovëska lëshuar një dokument në të cilin e ka shpallur person të rrezikshëm Bashkim Rodonin, dhe ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë. Bashkim Rodoni është artist, regjisor e muzikant.

Ndërsa një tjetër pjesëmarrës, Gent Amzain e kanë arrestuar dhe kanë njoftuar se do ta çojnë në paraburgim në Prizren. Gent Amzai, nga Struga, është student i filozofisë në Tiranë.

Të tjerëve ende nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje se pse po i ndalojnë.

Ky veprim i Policisë së Kosovës është i turpshëm, dhe synon vazhdimin e politikës famëkeqe të distancimit të Kosovës prej Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)