17 Janar 2025

VV: Kosova nuk e pranon diktaturën

Prishtinë, 17 mars - Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë zhvilluar një aktivitet simbolik tek Ministria e Punëve të Brendshme ku në njërën anë kanë lënë pankartat shumëngjyrëshe përmes të cilave kërkojnë drejtësi dhe poashtu kanë hedhur ngjyrë të zezë mbi logon e kësaj ministrie.

Këtë ministri e ka kapluar faqja e zezë. Kjo është pamja e saj e vërtetë me veprimet e fundit që janë arrestime, bastisje e deportime e përndjekje të opozitës.

Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Driton Çaushi tha se demokracia dhe fjala e lirë po rrezikohen sot si asnjëherë më parë në periudhën e pasluftës në republikën e Kosovës.

“Vendi, si pasojë e pushtetit policor Mustafa-Thaqi po rrëshqet përditë e më tepër drejt diktaturës. Gjatë muajve të fundit, e sidomos ditëve të fundit aktivistët e LV V po i  nënshtrohen një dhune e represioni brutal, nga arrestimet e bastisjet e njëpasnjëshme, rrahjes në stacionet policore, montimet e rasteve gjyqësore, përgjimet e komunikimeve private, fushatave linquese nga mediat e pushtetit e deportimeve të aktivistëve nga Shqipëria”, tha Çaushi.

Kosova nuk e pranon diktaturën. Ne nuk do të ndalemi derisa Kosova të jetë një Republikë të drejtë dhe demokratike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)