VV: Hoxha konstatoi pa u kryer hetimet, raporti i autopsisë jokredibil
Prishtinë, 18 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje ka berë të ditur se sot pasdite, avokati i familjes, Tomë Gashi e ka marrur Raportin e Autopsisë ku konfirmohet se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia mekanike, nga bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i fortë.
Vetëvendosje konsideron se Kryeprokurori Sylë Hoxha doli në konferencë shtypi me konstatime ende pa u bërë e pa u kryer hetimet.
\"Ekspertët e mjekësisë ligjore që i ka angazhuar familja, Dr.Besim Ymaj dhe Dr.Besim Latifaj, kanë qenë të pranishëm gjatë obduksionit, por nuk janë ftuar për të thënë fjalën e tyre dhe nuk u janë dhënë materialet bazë e provat, madje as fotografitë me ngjyra.\"
\"Në këtë Raport nuk shpjegohen lidhjet shkencore e logjike midis konstatimeve të shkakut të vdekjes (asfiksisë) dhe shkaktarit të vdekjes (dëmtime të vetëshkaktuara \"hezituese\"). Rrjedhimisht, raporti dhe konkluzioni i tij mbi shkaktarin e vdekjes është i pabesueshëm.\"
\"Do të nevojiten disa ditë që Dr.Besim Ymaj e Dr.Besim Latifaj ta analizojnë këtë Raport të Autopsisë dhe ta thonë mendimin e tyre, bazuar edhe në shënimet e tyre të vëzhgimit të obduksionit\", thekson Vetëvendosje.