VV: Arrestimet e aktivistëve po bëhen me urdhra nga qeveria
Prishtinë, 16 shkurt - Lëvizja VETËVENDSOJE!, ka vlerësuar se Qeveria siq e quan ajo e frikacakëve Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, duke e parë që protesta e 17 shkurtit do të jetë masive dhe e fuqishme, po e vazhdon fushatën e përndjekjeve dhe arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDSOJE!.
\"Gjatë natës, fshehtazi, Policia e Mustafës dhe Thaçit, e urdhëruar nga EULEX-i, hyri në shtëpitë e shumë aktivistëve për ti arrestuar ata. Pas propagandës e shpifjeve policeske se kinse paskan informata për përgatitjen e akteve të dhunës në protestë, ata vazhduan me aksionin e tyre policor për të mbjellë frikë. Sot herët në mëngjes, u arrestua në banesën e tij drejtuesi i Grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, ndërkohë që në Vushtrri policia arrestoi aktivistin Kasim Uka;, është thënë në komunikatën e VV-së.
Sipas VV-së, kjo qeveri po i numëron ditët e saja të fundit në pushtet. Dhe secilën prej këtyre ditëve po e vendos në funksion të projektit kriminal të Vuçiqit, Zajednicës. Kushdo që e kundërshton Serbinë në Kosovë po arrestohet.
Aksioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 2009 kundërshtonte Protokollin e bashkëpunimit që kishte nënshkruar EULEX-i me policinë kriminale të Serbisë, pra për ta lejuar ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë. Ky protokoll mes tjerash parashihte këmbimin e informatave mes policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë për aktivitetin policor.
\"Nga ky protokoll nuk rezultoi të jenë arrestuar asnjë prej kriminelëve të luftës nga radhët e policisë e paramilitarëve të Serbisë, asnjë prej kriminelëve e kontrabanduesve në veri. Por pati një mori akuzash e dënimesh të pjesëtarëve të UÇK-së për gjoja krime lufte. Sepse këtë e do Serbia, e kështu do Serbia\", është thënë në komunikatë.
Po ashtu VV-ja, ka bërë me dije se Aktivistët e tyre po arrestohen sot, një ditë para protestës së madhe kundër instalimit të Serbisë në Kosovë, dhe kundër kësaj qeverie që po e shtyn përpara një gjë të tillë.
\'Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Glauk Konjufca, të Frashër Krasniqit dhe Kasim Ukës, dhe ndaljen e menjëhershme të përndjekjes ndaj aktivistëve të Lëvizjes. Nuk do të imponohet Serbia në Kosovë pavarësisht vullnetit të Mustafës e Thaçit\', është thënë në komunikatën e VV-së.