Vulinit i refuzohet kërkesa për të vizituar Kosovën
Prishtinë, 30 janar - Bashmir Xhemaj, shefi i kabinetit të ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo ministri ia ka hedhur poshtë kërkesën ministrit serb për punë, punësim dhe çështje sociale, Aleksandar Vulin, që ta vizitojë Kosovën.
Ai nuk ka përmendur arsye për refuzimin e kërkesës, por ka shtuar se gjatë ditëve të ardhshme do e publikojnë sqarimin zyrtar në lidhje me këtë çështje.
Vulin, sot është dashur të marrë pjesë në ceremoninë ku shënohet 100 vjetori i betejës së Toplicës në veri të Kosovës.
Në muajin janar, Kosova ia ka refuzuar kërkesën edhe presidentit serb, Tomislav Nikoliq ta vizitojë Kosovën.