Vulin nuk respekton ndalesat, hynë në Kosovë
Mitrovicë, 17 tetor - Ndonëse Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të mos e lejojë ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, të ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, të hyjë në vendin tonë, siç thuhet, për shkak të shkeljes së autorizimeve që i janë përcaktuar nga autoritetet kosovare, megjithatë ai tashmë ka hyrë në vendin tonë.
Bashkë me Vulinin ka ardhur edhe ministrja e Enegjetikës, Zorana Mihajloviq. Sipas agjencisë serbe Tanjug, Mihajloviq dhe Vulin kanë vizituar hidrocentralin Gazivoda.
Më pas do të vizitojnë edhe trafastacionin Valaç, si dhe kombinatin Trepça në veri të Mitrovicës.