18 Maj 2024

Vukceviq: Vilijamson tregoi pa anshmëri dhe objektivitet

Beograd, 29 korrik - Prokurori për krime të luftës i Serbisë Vladimir Vukceviq deklaroi sot se raporti i kryeprokurorit të Euleksit për hetime të gjetjeve lidhur me tregtinë me organe në Kosovë dhe në Shqipëri më 1999 të Klint Vilijamsonit është satisfaksion për viktimat dhe kontribut i madh për drejtësinë ndërkombëtare Padyshim del se krimet e luftës janë kryer,por se ka pasur tregti me organe,do të shohim”,tha Vukceviq për agjencinë Beta me rastin e raporti të Klint Vilijamsonit.

Siç theksoi Vilijamson është shumë qartë se nuk janë ngritur akuzat meqë ende nuk është formuar gjykata ndërkombëtare.

”Askush aktualisht,veçmas ata që nuk kanë qasje në dëshmi,nuk munden të thonë se a ka pasur dëshmi për këtë apo atë”theksoi Vukceviq ,duke shtuar se pika në rastin e “Shtëpisë së verdh” do të ketë epilog me ngritjen e aktakuzës me aktgjykim.

Sipas vlerësimit të tij .ekipi i Vilijamsonit ka vendosur kurorën” në punë disa vjeçare nga gjetjet e librit të ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës. Karla del Ponte .

”Ky ishte fillimi për të nisur me hulumtime. Ne kemi hulumtuar fatin e 300-500 personave të pagjetur të nacionalitetit joshqiptarë dhe pastaj nduke punuar në atë rast kemi ardh deri te shënimet se ka pasur tregti me organe”,tha Vukceviq.

Ai shtoi se nga Gjykatësi special për krime të luftës të UCK, i cili do të duhej të formohet vitin e ardhshëm ,pritet që të jetë në lartësinë’ e prokurorit’ Vilijamson i cili gjatë hetimit,sipas vlerësimit të Vukceviqit ,ka treguar pa anshmëri dhe objektivitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)