23 Dhjetor 2024

Vritet polici Arben Sejdiu

Prishtinë, 23 nëntor - Mbrëmë rreth orës 21:10 në fshatin Grabanicë të Klinës në shtëpinë e tij nga persona të panjohur është vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Arben Sejdiu, 40 vjeç, dhe janë plagosur dy anëtar të tjerë të familjes.

Gjatë sulmit të familjes Sejdiu kanë mbetur të plagosur dhe dy anëtarë të tjerë të kësaj familje. Sulmi është bërë nga persona të panjohur.

Njësia e drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë, njoftoi se në shtëpinë e viktimës Naim Sejdiu, lindur dhe banues në fshatin Grabanicë, derisa viktima (oficeri policor), Arbeni lindur me 03.03.1970 dhe banues në fshatin Grabanicë-Klinë, dhe viktima Qemajl (Naim) Sejdiu 24 vjeçar po ashtu lindur dhe banues në fshatin Grabanicë, kanë qenë së bashku me familjar të tjerë duke qëndruar në dhomën e pritjes, nga oborri i shtëpisë së tyre, persona të panjohur kanë shtënë me armë automatike të zjarrit.

Në njoftimin e policisë thuhet se me këtë rast nga plagët e marra oficeri policor Arbeni ka mbetur i vdekur në vend dhe se vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësorë që ka dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes se njoftimit, ndërsa Naimi dhe Qemajli kanë pësuar plagosje (lëndime trupore) dhe nga familjarët janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë.

 

Viktima Naim Sejdiu është ndaluar në spital për tretman mjekësor të mëtutjeshëm, ndërsa Qemajli pas marrjes së ndihmës është liruar për në shtëpi.

Njësitet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bastisur gjashtë shtëpi e kanë shoqëruar 10 persona për tu pyetur për rastin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)