22 Dhjetor 2024

Vritet një shqiptar në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 8 shtator - Veriu i Mitrovicës shënoi mbrëmë një ngjarje të rëndë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri pranë shtëpisë së tij një shqiptar.

Haki Mehmeti, 31 vjeçar, është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së martës në lagjen “Kodra e Miantorëve” në veri të Mitrovicës, njofton Policia e Kosovës

Ngjarja ndodhi të martën në “Kodrën e Minatorëve”, ku persona të panjohur qëlluan mbi Mehmetin, i njohur me emrin Kika. Viktima është transferuar në spitalin që ndodhet në veri, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën, Besim Hoti, tha se ngjarja e ndodhur në ora 21:40, është klasifikuar si krim i rëndë nga autoritetet e rendit, por ende nuk dihen motivet apo autori.

Policia qysh mbrëmë ka marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë të mundshëm.

Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende nëse ajo është kryer për motive etnike, ndërkohë që policia e mbërritur në vendin e ngjarjes është duke zhvilluar hetimet.

Hoti tha se policia po kërkon një automjet golf me ngjyrë të bardhë, pa targa, nën dyshimin se ka lidhje me vrasjen e Mehmetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)