Vritet një pjesëtar i EULEX-it në Zveçan
Si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it. Task Forca Mitrovica është aktivizuar menjëherë dhe hetimet për këtë vrasje janë duke vazhduar. Zona përreth është bllokuar. Me këtë rast do të bëhet çmos për ti sjellë kryerësit e kësaj vepre përpara drejtësisë.
EULEX-i e dënon fuqishëm këtë akt qyqar të dhunës kundër pjesëtarit të tij.
"Ne i bëjmë apel komunitetit lokal dhe kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitarë, apo që din ndonjë gjë lidhur me këtë incident që të paraqiten dhe të na kontaktojnë në numrat e telefonit 00381 38 78 5555 ose 00381 38 78 5556."
Pas incidentit në Zveqan në veri të Kosoves që rezultoi me vdekjen e një pjestari të EULEX-it, shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt dhe shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar, do tu drejtohen mediave.
Konferenca për media do të mbahet në selinë e EULEX-it sot dhe fillon në orën 12:00.
EULEX-i i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit.