Vritet një person në Lipjan
Lipjan, 12 prill Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Gadime e Epërme komuna e Lipjanit ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një vrasje dhe plagosje ku viktima:
§ R. Demiri, 35 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar si pasojë e plagëve të marra nga
arma e zjarrit ka ndërruar jetë, përderisa,
§ N. Demiri, mashkull rreth 70 vjeç, shtetas, Kosovar është plagosur rënd nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin mjekësor.
Duke përfshirë operacionin e bastisjes i cili është duke vazhduar edhe në këtë kohë policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë edhe një varg veprimesh operative e hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendit të ngjarjes me qëllim të grumbullimit të provave dhe fakteve që ndërlidhen me rastin dhe deri më tani ka arritur të gjejë dhe konfiskoj:
· Një revole si dhe,
· Një armë gjuetie.
Në të njëjtën kohë policia pasi ka marrë autorizimin e prokurorit publik i ka shqiptuar masën e arrestit policor prej 48 orësh të dyshuarit:
· A. Agushi 35 vjeç, mashkull, shtetas, Kosovar, i cili dyshohet me bazë të jetë
I dyshuari kryesorë dhe të jetë përfshirë direkt në rastin në fjalë.
Aktualisht policia po vazhdon me veprimet hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.