Vritet një person në lagjen Dardania
Prishtinë, 3 mars Një person ka vdekur sot në mëngjes, nga të shtënat me armë zjarri dhe me armë të ftohta, konfirmon mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, Qazim Mustafa.
Rasti ka ndodhu rreth orës 09.40 të mëngjesit, kur një person ka shtënë me armë zjarri në sheshin Bill Clinton në afërsi të lokalit Sekiraça në Prishtinë, konfirmon policia.
Policia, e cila ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, thotë se një person është plagosur dhe është dërguar menjëhërë në Emergjencë. Ndërkohë, mjekët në QKUK thonë se personi i plagosur ka vdekur dhe është i moshës 34 vjecare, nga fshati Besi të Prishtinës. Policia, ndërkaq, ka arrestuar personin e implikuar në këtë rast dhe po zhvillon hetime.