Vritet një person në Gjilan
Prishtinë, 18 janar - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth ores 14:30 minuta ne fshatin Ponesh, komuna e Gjilanit,ka ndodhur nje vrasje ku nje qytetare i nacionalitetit shqiptare i moshes rreth 35 vjeqare eshte vrare kurse nje person tjeter, (vella i viktimes) eshte plagosur.
Me te marre njoftimin, njesitet policore kane dale ne vend te ngjarjes dhe eshte konfirmuar se viktima ishte qelluar me arme zjarri kurse vellau i tije ishte i plagosur.
Njesite e forenzikes dhe te hetimeve te krimeve te renda jane duke e egzaminuar vendin e ngjarjes.
Te gjitha njesitet policore jane ne kerkim te kryesit-eve te ketij akti.
Sipas informatave te para,dyshohet se motiv i kesaj vepre eshte vjedhja/prerja e druve dhe dyshohet se kryes i kesaj vepre eshte nje i dyshimte i nacionalitetit Serb.
Sipas informatave qe posedojme,i plagosuri eshte jasht rrezikut per jete.
Duke marre parasyshe se fshati Ponesh ka popullate te perzier,prezenca policore eshte e shtuar ne kete vendbanim me qellim te parandalimiut te incidenteve te mundshme.