Vritet një gazetar pakistanez
Islamabad, 2 mars - Policia në jugperëndim të provincës Balochistan të Pakistanit tha se sulmues me një motoçikletë kanë qëlluar për vdekje gazetarin lokal Mahmud Afridi.
Zyrtar i lartë i policisë, Ahmed Shah Lango tha se Afridi u vra të premten, derisa po shkonte në një klub shtypi në qytetin Kalat.
Lango tha se Afridi punonte për gazetën lokale Intikhab dhe ishte president i klubit të shtypit në Kalat.
Afridi është gazetari i dytë i vrarë në Pakistan gjatë kësaj jave.
Malak Mumtazi i kanalit televiziv privat, Geo, u vra përballë një klubi shtypi lokal në Vaziristanimn Verior më 27 shkurt.
Reporterët pa Kufij thonë se Pakistani ka qenë vendi i tretë më vdekjeprurës për gazetarët gjatë vitit të kaluar, pas Sirisë dhe Somalisë.