Vritet një 14 vjeçar në Prishtinë
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje të rëndë dhe plagosje, ku viktima:
o F. K, mashkull, 14 vjeç,
duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë, përderisa i plagosuri,
o Ç. B, mashkull, 14 vjeç,
është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Ndërkohë që puna hetimore e policisë është fokusuar edhe në identifikimin e personit të dyshuar me qëllim kapjen e tij si dhe zbardhjen e motiveve të që kanë sjellë deri te kjo ngjarje tragjike.