Vritet nënkryetari i PDK-së në Suedi
Stokholm, 13 dhjetor - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës për Suedinë Murtez Xhema është vrarë të enjten nga një person i maskuar në qytetin Helsingborg të Suedisë.
Lajmi është bërë i ditur nga një mik të viktimës i cili përmes telefonit ka deklaruar për Indeksonline se Murtezi është qëlluar për vdekje dje rreth orës 11:00.
\"Unë pashë një person të vdekur dhe të shtrirë në tokë\", ka thënë një dëshmitar për gazetën lokale \"Helsingsborgs-Dagblad\". 50-vjeçari qenë veprimtar i dalluar dhe ka punuar shumë për shqiptarët në Suedi.