11 Maj 2024

Vritet në Gjermani djali 5 vjeç nga Kosova

Herford, 8 prill - Vrasja e një djali vetëm 5 vjeç nga Kosova ka tronditur opinionin publik në Herford të Gjermanisë.

Dano u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa u gjet i torturuar dhe i mbytur në bregun e lumit Ëerre. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e këtij krimi. Ai është Ibrahim B., 42 vjeç, me origjinë nga Kosova

Ai e ka rrëfyer krimin e tmerrshëm. Megjithatë ende nuk ka detaje të qarta se përse e kreu këtë krim horror. “Bild” raporton se Ibrahim B., është i dyshuar për mashtrim dhe abuzim me fëmijët.

Mediat në Gjermani shkruajnë se mes Danos dhe fëmijëve të autorit të krimit kishte pasur një grindje. Mësohet se, 42-vjecari e goditi Danon e vogël në fytyrë dhe vogëlushi kërcënoi se do u tregonte prindërve, vogëlushi po atë ditë është rrëmbyer dhe më pas është mbytur.

Gjithçka është rrëfyer në polici nga i akuzuari, i cili ka deklaruar se kur pa në televizion se vogëlushi ishte denoncuar si i zhdukur, vendosi ta vriste atë.

Kanë qenë dëshmitarë okularë ata që kanë dyshuar për veprimin e kryer nga 42-vjecari, i cili u pa të transportonte në breg të lumit një valixhe. U njoftua policia, e cila gjeti vogëlushin e pajetë që kërkohej që prej 14 marsit.

Tashmë i njëjti person po hetohet edhe për zhdukjen e një vajze të mitur, Jenisa që rezulton e zhdukur që në vitin 2007. Në fakt familja e saj ka banuar disa ditë në banesën e të akuzuarit për vrasjen e 5- vjeçarit, Dano.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)