29 Prill 2024

Vritet me thikë shqiptari 23 vjeç

Cyrih, 15 korrik- Ndërsa në rrezik jete është edhe 20 vjeçari që dyshohet se është vëllai i tij.

Në një konflikt në mes të dy të rinjve para një klubi të njohur të Cyrihut (Kaufleute) në natën mes të shtunës dhe të dielës ka humbur jetën një shqiptar 23 vjeçar nga Kosova me shtetësi zvicerane. Ai ka rënë viktimë e therjes me thikë nga një i ri tjetër 20 vjeçar, i cili ka ikur nga vendi i krimit. Rrjedha e ngjarjes së përgjakshme ashtu si dhe motivet, ende nuk dihen. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.


23 vjeçari tashmë i vrarë, nga Hombrechtikoni i Cyrihut kishte shkruar së bashku me mikeshën e vet dhe një shoqërues (që sipas disa burimeve të albinfo.ch vëllai i viktimës) 20 vjeçar në klubin e njohur të argëtimit. Ata tre, për arsye ende të panjohura, rreth orës 3 e 30 të mëngjesit bien në konflikt me me një vizitor tjetër të klubit. Sigurimi i klubit e nxjerr jashtë viktimën e ardhshme dhe vëllain e tij.

Ndërkaq kundërshtari i tyre i kishte ndjekur dhe kështu, në rrugë, jo larg klubit fillon konlikti i hapur mes tyre, njoftojnë mediet zvicerane.

Shqiptari 23 vjeçar, nuk u ka bërë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 4 të mëngjesit para hyrjes së klubit. Shoqëruesi i tij ka pësuar po ashtu plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe është dërguar në spital. Edhe ai është në rrezik për jetën.

I vrari dhe i plagosuri janë shqiptarë të Kosovës me mbiemrin Morina.

Vrasësi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, vazhdin të jetë në arrati

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)