Vritet drejtori i Arsimit në Prishtinë
Prishtinë, 3 tetor - Është vrarë sot në mëngjes, në vendin e tij të punës, në zyrën e tij, Remzi Salihu, drejtor i Arsimit për Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi.
Sot në mëngjes është vrarë Remzi Salihu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës. Ai është vrarë në zyrën e tij. Policia është duke i bërë hetimet, deklaroi Gashi.
Aktualisht, nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje. Gjatë ditës priten informacione më të hollësishme.
Mësohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa mësohet se vrasësi është dorëzuar menjëherë.
Policia ka marrë një informatë se rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Vrasësi është arrestuar dhe ne jemi duke punuar me rastin, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.