Vritet bosi i mafias meksikane
Meksiko Siti, 15 dhjetor - Policia meksikane konfirmoi vrasjen eNazario Morenos, një prej liderve më të mëdhenj të karteleve të drogësnë vend, në operacionin e cilësuar si më i suksesshmi në historinë eforcave të rendit.
I njohur ndryshe me emrin i Çmenduri, mbeti viktimë pasi nuk pranoi të dorëzohej, pranë qytetit të Azpitiganit. Operacioni u zhvillua një javë më parë, por autoritetet mundën të konfirmonin vrasjen e tij vetëm në mëngjesin e sotëm.
I shpallur në kërkim prej vitesh, policia ra në gjurmët e Morenos pasi një informator i lajmëroi për një festë private që do të mbahej nga numri një i kartelit të La Familia Michoacana-s.
Disa figura të tjera të njohura të mafias meksikane mbetën të vrarë në shkëmbimin e zjarrit, shtuan burimet policore, ndërsa grupimi është tërhequr në një zonë malore për tu riorganizuar.
Karteli i drogës La Familia njihet si një ndër eksportuesit më të rëndësishëm të drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, ndërsa akuzohet për qindra vrasje.