Vrasjq e Stanaj, dyshohet parteneri i tij kosovarë
Podgroricë, 9 mars - Autori i vrasjes së biznesmenit shqiptar nga Podgorica, Anton Stanaj është partneri i tj biznesmen shqiptar, por nga Kosova.
Sipas mediave malazeze deri më tani asgjë nuk është zyrtare sa i takon vrasjes së 42 vjeçarit.
Stanaj, sipas të përditshmes malazeze Vijesti, është vrarë në hotel, pasi që sekretari e informoi që të kërkoj partner biznes për diskutime.
Thuhet se vrasësi i kishte borxh shumë para Stanajt.
Stanaj në Sudan kishte kompani për prodhimin e cigareve, kurse në këtë vend u vendos pasi që Gjykata e Qarkut në Beograd para dy vitesh e dënoi me burg dhe gjobë prej 100.000 eurosh, për shkak të kontrabandës me cigare. Stanaj u lirua me kaucion prej 400.000 eurosh.