22 Dhjetor 2024

Vrasjet në Bruksel, autori dyshohet të jetë shqiptar

Bruksel, 3 qershor - Një gjykatëse dhe një kancelar në Bruksel janë vrarë me armë zjarri nga një person që dyshohet të jetë shtetas shqiptar, i cili është hakmarrë për vendimin e dhënë në dëm të tij disa ditë më parë.

Policia e Brukselit bën me dije se nuk e ka prangosur ende personin që ekzekutoi gjykatësen 61 vjecare në pallatin e drejtësisë. Lajmin e konfirmoi për televizionin Rtbf ministri i Drejtësisë, Stefaan De Clerck.

“Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe mund të them se është një dramë e vërtetë”, theksoi ministri. Sipas të dhënave, shqiptari ka goditur gjykatësen në një zyrë të ndërtesës dhe më pas është drejtuar nga lagjia “Martolles”.

Kjo ngjarje ka alarmuar autoritetet më të larta të Brukselit pasi në vendngjarje mbërriti kreu i policisë, Guido Van Wymersch e kreu i Gjykatës së Apelit, Antoon Boyen.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje por shtojnë se gjykatësja e ekzekutuar do dilte në pension pas pak kohësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 11:15 të paradites së sotme.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)