Vrasje në Krushë të Vogël
Prizren, 26 Korrik - Rreth orës 06:30 minuta, Policia e Prizrenit e ka pranuar një informacion që bënte të ditur se një person ishte gjetur i shtrirë në rrugë pran një pompe te karburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushë të Vogël.
Njësite relevante policore po merren me hetimin e rastit. Zyrtarët e emergjencës që ishin në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as kush ka mundur ta ketë kryer vrasjen. Për informata shtesë do të njoftoheni pasi te kuptojmë më shumë rreth rastit.