Vrasje në Gjakovë
Gjakovë, 13 qershor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se stacioni policor në Gjakovë rreth orës 11:00 është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit Rajonal Isa Grezda, se ka ndodhur një vrasje para derës së spitalit.
Njësitë përkatëse policore të këtij stacioni kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta siguruar vendin ,për derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori i shtetit, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Njësiti i kriminalistikës rajonale, Mjekësia Ligjore për të bërë këqyrjen e vendit të këtij rasti.
Sipas të dhënave te para nga vendi i ngjarjes , viktimë është shtetasi i Kosovës V.M.(1980) nga një fshat i rrethit te Gjakovës,i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri - revole e tipit M 57 caL.762 mm.
Kryerësi i kësaj vepre pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i krimit,por policia shumë shpejtë e ka identifikuar të njëjtin dhe është arrestuar.
Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të çështjes është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga njësiti i Mjekësisë Ligjore për ta dërguar për obduksion.
Njësiti përkatës i hetimeve rajonale DRP Pejë është duke e hetuar rastin për të mësuar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj vepre,dhe pas kompletimit rasti do të procedohet në Prokurorinë e shtetit.