Vrasje në fshatin Smolicë të Gjakovës
Gjakovë, 16 dhjetor - Njësitë policore të Policisë Kosovës në Gjakovë sot rreth orës 18:00 janë njoftuar për një rast vrasje me armë zjarri e cila ka ndodhur në fshatin Smolicë të Gjakovës.
Viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencen e spitalit rajonal Gjakovë dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës shtetasit shqiptar të Kosovës A.H. i moshës vjeq rreth 30 nga ky fshat.
Ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me armën me të cilën supozohet se ka kryer vrasjen.
Njësitet policore menjëherë kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe në vendngjarje kanë arritur edhe njësitë tjera relevante të hetimeve dhe Kryeprokurorja e shtetit .
Njësite policore menjëherë janë vu në kërkim të ketij te dyshuari, identiteti i të cilit është i njohur për hetuesit.