Vrasje e rëndë në Pejë
Pejë, 4 maj - Policia e Kosovës, përkatësishtë Njësiti i hetimeve pran stacionit policor në Pejë, me 3 maj në ora 16:00 është informuar nga prindi (babai i personit viktimë), se D. (Esat) M. (lindur më 06.11.1996) shtetas i Kosovës , nga Peja , nuk ishte këthyer në shtëpin e tij që nga data 1 maj, ku për herë të fundit në lagjen ku jeton ishte parë nga vëllai i tij rrreth orës 13:00.
Sipas ankuesit viktima ditën e incidentit ka pasur për qëllim që të shkojë në Rugovë për festë të 1 (një) Majit. Prindi e kishte kërkuar gjetiu nëpër familjar dhe shokë por nuk e ka gjetur.Sipas tij ,viktima nuk ka poseduar telefon, dhe nuk ka pasur probleme me askend në familje, apo konflikt me të tjerë.
Rasti është inicuar si person i zhdukur dhe menjëherë njësite përkatëse polikcore intenzivishtë janë angazhuar në kërkim të tij.
Pas marrjes së informatave fillestare hetuesit kanë filluar të kontaktojnë edhe personat e mundshëm të cilët e kishin parë viktimën ditën kritike.Bazuar në të dhënat e kompletuara shpejtë , kishte indikacione se personi i zhdukur mund të ishte i vrarë , dhe si persona të dyshuar të përfshirë në rast hetuesit kanë identifikuar shtetasit e Kosovës , L.(Ismet) L. ( lindur më 16.07.1998) , dhe L.(Prend) L. ( lindur më 20.10.1998).
Njesiti i hetimeve të st.polior Pejë , pas disa minutash kërkimi kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit.
I dyshuari , L.(Ismet)L. gjatë intervistimit ka pohuar se me datën 01.05.2014, ai i ndihmuar dhe nga i dyshuari L.(Prend)L. e kanë kryer veprën e vrasjes së rëndë duke e therur me thikë viktimen D.(Esat)M. dhe trupin e tij të pajetë e kanë hudhur në një skaj të një shkurrëje, në fund të një shpati në lagjen Zatra afer restaurantit Kalaja e Nokshiqit në Pejë.
Janë angazhuar edhe njësite tjera në kërkim të viktimës dhe pas një kërkimi në terren është arritur rreth orës 19:15 të gjindet edhe trupi i pa jetë i viktimës.Po ashtu edhe arma(thika)me të cilën të dyshuarit dushohet se e kishin kryer veprën është gjetur në afersi të vendit të ngjarjes dhe e njëjta do të ekzaminohet.
Janë kryer të gjitha veprimet adekuate për të realizuar këqyerjen e vendit të ngjarjes nga njesitet përkatëse të policisë në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.Rreth orës 21:45 vendit të ngjarjes iu është përgjigjur edhe Njësiti mjeko-ligjor i cili ka bërë edhe tërheqjen e trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes, për ta dërguar në Institutin e mjektësisë ligjore për obduksion .
Rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurorinë e shtetit nga Njësiti rajonal i hetimeve DRP Pejë.