Vrasje e rëndë në Pejë
Pejë, 7 shkurt - Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni piolicor Pejë, me datë 06.02.2014 rreth orës 18:00 është informuar, se në stacionin e autobusave në Pejë ka ndodhur një zënkë në mes të disa të rinjve.
Vendit të ngjarjes fillmisht i është përgjigjur menjëherë patrulla policore , mirëpo të njëjtit nuk i ka hasur në atë lokacion, gjatë kërkimit ka hasur në dy dëshmitar në rr. Tahir Dema , të cilët kanë njoftuar zyrtarët policor,se viktimën të plagosur në shpinë nga mjeti i mprejhtë (thikë)e kishin dërguar në drejtim të spitalit me një automjet disa dëshmitar për ti afruar ndihmën mjekësore.
Menjëherë viktimën shtetasin G.K.(1997),nga fshati Llabjan Pejë, për shkak të lëndimit të rëndë , mjekët kanë udhëzuar që të dërgohet në QKUK Prishtinë,mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti përballojë plagës së rëndë dhe mjekët kanë konstatuar vdekjene e tij rreth orës 19:49.
Menjëherë është informuar edhe Prokurori i shtetit,Njësiti i Hetimeve në nivel lokal e Rajonal,Njësiti krim.teknikës dhe njësitë tjera të nevojshme në ketë rast të cilët kanë dalë në vedin e ngjarjes.Vendit të ngjarjes ju ka përgjighur edhe Prokurori i shtetit.
Fillimisht policia nuk e ka pasur të njohur identitetin e të dyshuarve , mirëpo shumë shpejtë ka identifikuar dhe arrestuar të njëjtit.Te dyshuarit e arrestuar janë shtetasit M.D. (1999) dhe M.D.(1996) nga fshati Nabergjan Pejë , të cilëve iu është bastisur shtëpia dhe konfiskuar mjeti (thikë)me të cilën dyshohet se është kryer vepra e vrasjes së rëndë.
Deri tek rasti sipas hetimeve preliminare, kishte ardhë pas një zënke verbale - fizike në mes të dyshuarve dhe viktimës,dhe me pas ishte përdorur mjeti i mprehtë - thika nga i dyshuari shtesi M. D. ( 1999),dhe si pasojë e goditjes me ketë mjet,viktima përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor , ka ndërruar jetë . Me vendim të Prokurorit të shtetit , trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në obduksion .Motiv i këtij rasti dyshohet të jetë një zënkë në mes tyre më heret .
Të dyshuarit me vendim të Prokurorit shtetit sot më date 07.02.2014 dërgohen në Gjykatën themelore Pejë.
Rasti do të procedohet nga sektori i Vrasjeve të Njësitit Hetimeve Rajonale DRP Pejë.