10 Maj 2024

Vrasje e Rëndë në Milloshevë

Prishtinë, 3 maj - Policia e Kosovës, ka njoftuar se  një restauruant në Milloshevë – KK Obiliq ka  ndodhur një rast “Vrasje e  Rëndë”, ku dyshohet se kanë qenë të përfshirë  gjashtë persona të dyshuar .

Në bazë të informacioneve të siguruara deri më tani, fillimisht dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e një  mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve, B.I. dhe të dyshuarit  J.S. i cili ka qenë i shoqëruar  së bashku edhe me tre persona  të tjerë.

Si pasojë e mosmarrëveshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ku nga të shtënat kanë marr plagë katër persona, ku dy nga personat, L.S, viti i lindjes 1987 dhe N.G. viti i lindjes 1986, nga plagët e marra  kanë mbetur të vdekur  në vendin e ngjarjes, këtë e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar i cili ka qenë në vendin e ngjarjes .

Ndërsa personi, B.I. dhe tjetri po ashtu me inicialet B.I.  kanë marr plagë të rënda  trupore nga të shtënat e armëve të zjarrit, të cilët më pas janë dërguar  në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent  gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë (për momentin).
 
Të njëjtëve me vendim të Prokurorit kujdestar ju është caktuar masa e ndalimit policor dhe gjinden nën sigurimin e Policisë .

Vlen të potencohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet relevante policore si: Njësitet policore të Obiliqit , Njësitë Speciale Operative, Njësitet e Hetimeve–Prishtinë,  Forenzika Rajonale , Njësiti me qenë (K-9),  si dhe njësia e Mjekësis ligjore, për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Kryeprokurori i Shtetit dhe Prokurori kujdestar të cilit kanë dalë  në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit J.S. dhe personi me emrin Abedin që dyshohet se është  shtetas i Shqipërisë kanë ikur nga vendi i ngjarjes me veturë Mercedes , me targa të Shqipërisë dhe të njëjtit janë në kërkim nga Policia.

Në konsultim me  Prokurorin kujdestar  dhe me autorizim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake si vazhdimësi e hetimeve të pandërprera, janë  bastisur tri shtëpi banimi dhe një lokal biznesi – restorant  pronë e të dyshuarit S.S. në Obiliq, ku gjatë kontrollit është gjetur një sasi e konsiderueshme prej 21.737 (njëzet e një kg, e shtatëqind e tridhjetë e shtate gram) substancë narkotike e dyshuar e llojit Marihuanë.

Dëshmitë e gjetura janë  konfiskuar ndërsa i dyshuari është  shoqëruar në polici për intervistë dhe pas intervistës me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në Qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

Deri në ketë fazë hetimore janë intervistuar ( 4) katër dëshmitare të cilët mund të posedojnë informacione lidhur me rastin “Vrasje e Rëndë”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar  tri armë zjarri, disa fishekë, gëzhoja dhe predha .

·         Pistoletë  XD-9mm me numër serik H 95121 me një karikator dhe shtatë fishekë.

·         Pistoletë Bereta  7.65 mm ne një karikator të zbrazët.

·         Pistoletë  zastava  7.62 mm me një karikator të zbrazët ,

·         Njëzet (20) gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

·         Dhjetë(10) predha të kalibrave të ndryshëm

 

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupat e  pa jetë  janë dërguar në Morgun e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Njësitet policore relevante janë duke kryer hetime intezive lidhur me rastin dhe janë në kërkim të personave të dyshuar, të dyshuarit I.S, L.S, N.G, dhe S.S. tanimë janë të njohur për policinë edhe si persona të dyshuar të involvuar edhe në vepra të tjera kriminale.

Si vazhdimësi e hetimeve të pandërprera është arritur që sot në orët e pasdites të ndalohet i dyshuari nga Shqipëria me emirin Abedin, i cili ka qenë në kërkim të policisë dhe i njëjti tani gjendet në stacionin policor për intervistim.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)