Vrasja në Zvicër nxit gjakmarrje
Bern, 22 gusht - Vrasja e Sadete.S nga bashkëshorti i saj Shan.S javën e kaluar në Zvicër ka shkaktuar një gjakmarrje të re.
Familjarët e gruas 52 vjeçare e cila u vra nga dora e burrit të saj kanë theksuar se do të kërkojnë gjakun për këtë vrasje mizore, shkruan gazeta zvicerane Sonntags Zeitung.
Sipas gazetës, viktima Sadete, është varrosur këtë javë në fshatin e babait të saj, në komunën e Prizrenit, dhe familjarët e saj i kanë çuar selame bashkëshortit vrasës.
Askush nga familja e Shani S. nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Pas periudhës së zisë, familjarët e Sadetes kanë pohuar se do të përkujdesen për të marrë gjakun.
Por, nga Zvicra Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve, Orhan Spahiu ka bërë thirrje për modernizim dhe ka thënë se këtë duhet ta zgjidhin organet e drejtësisë. Gazeta raporton edhe për letrën e ministri Makolli dërguar ambasadorit zviceran në Prishtinë, i cili ka shprehur pakënaqësinë për zhvillimet e fundit me shqiptarët në Zvicër. Shani S. vrau bashkëshorten e tij, për shkak të problemeve familjare dhe vajzat e tij.