16 Maj 2024

Vrasja e biznesmenit është sulm kundër investimeve në Kosovë

Prishtinë, 15 qershor -  Dhoma Kombëtare Tregtare dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, reagojnë ashpër ndaj vrasjes se biznismenit Elvis Pista. Në reagimin e presidentit të DHKT-së dhe AKB-së Agim Shahini thuhet se vrasja e biznesmenit Elvis Pista është sulm edhe kundër investimeve në Kosovë.


Dhoma Kombëtare Tregtare dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, reagojnë ashpër  për vrasjen e biznesmenit Elvis Pista.  Sipas tyre kjo vrasje makabre e tronditi shpirtin e sipërmarrësve dhe të qytetarëve të Kosovës të cilët deri dje të ndjerin Elvis e kishin

koleg, shok, mik dhe vëlla, e Kosova e kishte edhe taksapagues dhe investitorë të zellshëm.


“Kosova po rrëshqet si një vend i pa sigurtë për investime të bizneseve vendëse dhe ndërkombëtare. Kjo po e domton imazhin e Kosovës dhe po e kthen prapa. Kjo kërcënon investimet dhe demokracinë për të jetuar të lirë në vendin tonë”, thuhet në komunkatën e presidentit të DhKT-së dhe AKB-së Agim Shahini.


DhKT dhe AKB-ja ftojnë organet e rendit  dhe drejtësisë në Kosovë që dorasi i kësaj  vrasie dhe kriminelët të kapen dhe të dalin në karrigën e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)