23 Dhjetor 2024

Vrasja e amerikanëve, Aridi kishte edhe armë të tjera

Frankfurt, 13 mars - Arma e përdorur nga Arid Uka, i cili vrau dy ushtarë amerikan në Frankfurt ishte e babit të tij, raportoi “Der Spiegel”.

 

21-vjeçari, i cili më 2 mars vrau 2 ushtarë amerikanë dhe plagosi rëndë dy të tjerë, jetonte me prindërit e tij dhe dy vëllezër në një banesë në lagjen “Sossenheim” të Frankfurtit. Sipas shkrimit të revistës, një test i kryer ndaj tij, rezultoi se ai nuk kishte marrë drogë.

Gjatë marrjes së tij në pyetje, Arid Uka kishte deklaruar se nuk kishte dashur të vrasë “njerëz të pafajshëm”, por cak i tij kishin qenë vetëm ushtarët amerikanë. Në të kaluarën ai kishte parë herë pas here forcat amerikane në aeroport, ku ai punonte. Fjalët e tyre i kishin shkaktuar neveri.

Që më 2009, ky i ri ishte regjistruar në internet me emrin Abu Rejjan për lojëra kompjuterike me armë. Në këtë kohë edhe notat e tij shkollore kishin rënë dukshëm.

Ende mbetet e paqartë domethënia e një mesazhi (SMS), të cilin shqiptari i ri nga Kosova, disa muaj para veprës ia kishte dërguar një miku. Në atë SMS ai e anulon një takim me arsyetim se duhet të përgatisë një atentat. Marrësi i mesazhit këtë e kishte cilësuar si shaka, siç shkruan “Der Spiegel”.

Organet hetuese nuk ishin të gatshme të prononcohen rreth kësaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)