Vrasësi i Remzi Salihut është Gani Sahiti
Prishtinë, 3 tetor - Mësohet se vrasësi është arsimtari Gani Sahiti, i cili ka qenë kandidat për Drejtor i shkollës në fshatin Dabishevc të komunës së Prishtinës. Mos zgjedhja e tij në këtë post, thuhet se e kanë detyruar deri tek akti.
Ndërkohë Komuna e Prishtinës e ka dënuar rastin e vrasjes së Drejtorit të Arsimit të komunës.
Zëdhënësi Muhamet Gashi ka thënë se në shenjë proteste, është ndërprerë procesi mësimor për dy ditë në të gjitha shkollat e kryeqytetit.