Votohet projektligji për mbikëqyrjen elektronike të personave
Prishtinë, 2 tetor - Në seancën e sotme, Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për mbikëqyrjen elektronike të personave, që u kufizohet lëvizja me vendim gjykate ose të panelit për lirim me kusht.
Në seancë po ashtu është shqyrtuar edhe projektligjin për ratifikimin e neneve të Marrëveshjes themeluese të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në BZHKE, si projektligji për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit.
Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës së lënë përgjysmë një ditë më parë, në mungesë të numrit të mjaftueshëm të deputetëve për të marrë vendime ligjore.