Vlerësohet roli i Thesarit Amerikan në Kosovë
Prishtinë, 15 nëntor Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Këshilltarin e Lartë për Politika pranë Thesarit Amerikan, Jonson Orlando dhe Gary Hyde,Përfaqësues i Thesarit Amerikan në Kosovë.
Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, ndërsa thekës i veçantë ju dha Departamentit të Thesarit Amerikan i cili po luan rol të rëndësishëm në luftimin e krimeve me përfitime ekonomike në Kosovë.
Po ashtu, u vlerësua roli i përfaqësuesit të Thesarit Amerikan në Kosovë Gary Hyde, i cili ka kontribuar në përgatitjen për themelimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike.
Zëvendëskryeministri Kuçi kërkoi që edhe më tutje SHBA-të të vazhdojnë mbështetjen për Republikën e Kosovës përmes përvojave të tyre, me qëllim të arritjes së rezultateve konkrete.
Në anën tjetër, Këshilltari i Lartë për Politika pranë Thesarit Amerikan, Jonson Orlando, premtoi vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshëm të vendit të tij për Kosovën.