26 Dhjetor 2024

Vlerësohet puna e Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë, 28 tetor – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Zyrtaren politike për çështjet me Kosovën në Komisionit Evropian, Cindy Van den Boogert.

Në këtë takim, veç tjerash, u bisedua për bashkëpunimin juridik në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Evropian, sa i përket aspektit të hartimit të legjislacionit, projekteve të IPA-së dhe koordinimit ndërinstitucional me zyrat e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Me këtë rast, Van den Boogert shprehu vlerësimin e saj për një bashkëpunim shumë përmbajtjesor me Ministrinë e Drejtësisë, posaçërisht vlerësoi cilësinë e projekteve që Ministria e Drejtësisë ka dërguar për aplikim në fondet e IPA-së.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë konsultimet për realizimin e një dialogu të strukturuar për rendin dhe ligjin në Kosovë, ashtu siç ishte pajtuar Ministri Kuçi me Komisarin për Zgjerim Stefan Fuehle, në një takim që ka zhvilluar gjate vizitës se tij në Bruksel.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)