Vlerësohet puna dhe roli i EULEX-it
Prishtinë, 8 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert.
Në këtë takim u bisedua për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë dhe për progresin e arritur në implementimin e këtyre marrëveshjeve, ndërsa u vlerësua puna dhe roli i EULEX-it në lehtësimin e implementimit të menaxhimit të integruar të kufijve (IBM).
Po ashtu, u bisedua dhe u tha së përmes dialogut, duhet lëvizur përpara në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me qellim të arritjes së progresit të përbashkët në përmbushjen e agjendës europiane.
Temë e këtij takim ishte edhe reforma zgjedhore, me çrast u tha që përveç nevojës së theksuar për reformim të sistemit zgjedhor, duhet edhe bashkëpunim ndërpartiak për të përfunduar reformën me sukses.