16 Janar 2025

Vlerësohet mbështetja italiane për sistemin prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 3 mars - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion të sistemit të drejtësisë së Italisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Giovanni Legnini.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Isufaj, pasi ka falënderuar delegacionin italian për mbështetjen e vazhdueshme që Italia po e jep për sistemin prokurorial të Kosovës, i ka njoftuar ata me organizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kompetencat dhe punën që e ka bërë dhe është duke e bërë.

Kryesuesi Isufaj ka folur edhe për projektin e Binjakëzimit, të financuar nga BE-ja \"Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë\", duke shtuar që Këshilli është duke punuar që të përfitojë sa më shumë nga ky projekt, ndërsa vlerësoi punën e ekspertëve italian të angazhuar në kuadër të projektit në fjalë.

Në anën tjetër, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Giovanni Legnini, shprehi vullnetin dhe angazhimin, që përmes projektit të lartcekur dhe mënyrave tjera të bashkëpunimit, t’i ndajnë përvojat dhe eksperiencat e sistemit të drejtësisë së vendit të tij me kolegët e sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Në fund të takimit, në kuadër të bashkëpunimit të dy sistemeve të drejtësisë, kryesuesi Isufaj u ftua për të vizituar Italinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)