16 Janar 2025

Vlerësohet mbështetja e institucioneve të BE-së për KPK-në

Prishtinë, 13 qershor - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion të Kapaciteteve të Administrimit dhe Planifikimit Civil (CPCC) të BE-së, në përbërje të të cilit ishin Jean Marc Pisani, Udhëheqës i Divizionit - Drejtimi i Operacioneve dhe Holger Osterrieder, Udhëheqës i Sektorit për Evropën - Drejtimi i Operacioneve.

Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj prezantoi strukturën e re të KPK-së të bërë me ndryshimet e fundit ligjore, ndërsa foli për punët që janë duke u bërë dhe planifikimet për të ardhmen.

Kryesuesi Isufaj me këtë rast ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së në përgjithësi, por edhe atyre në Kosovë, siç është EULEX-i, dhënë për sistemin prokurorial të Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e delegacionit të BE-së, pasi vlerësuan punën që është duke e bërë KPK, shprehën gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme të sistemit prokurorial të Kosovës me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për numrin e lëndëve të vjetra, ku lidhur me këtë temë kryesuesi Isufaj tha se rritja e numrit të prokurorëve ka ndikuar në rritjen e numrit të lëndëve të vjetra të zgjidhura. Ai tha se sistemi prokurorial ka vendosur si prioritet zgjidhjen e lëndëve të vjetra me qëllim të mos lejimit të parashkrimit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)