11 Maj 2024

Vlerësohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Zvicrës

Prishtinë, 4 prill– Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat, në veçanti në fushën e drejtësisë, kështu u tha sot gjatë një takimi të zhvilluar në mes të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë,  Hajredin Kuçi dhe Ministres së Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin e Kosovës dhe Zvicrës në fushën e zgjidhjes së konflikteve alternative në veçanti për noteri, me ç’rast Ministri Kuçi vlerësoi mbështetjen e Zvicrës dhënë për sistemin noterial, sistem i cili sot është funksional në Kosovë.

U bisedua edhe për çështjen e tranzicionit të misionit të EULEX-it dhe për fusha tjera të rendit dhe ligjit, ku u potencua edhe bashkëpunimi që Kosova dhe Zvicra kanë edhe në baza ditore në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Edhe delegacioni zviceran i kryesuar nga Ministrja e Drejtësisë dhe Policisë, Simonetta Sommaruga, vlerësuan bashkëpunimin e bërë në fushën e drejtësisë në mes të Kosovës dhe Zvicrës, në të njëjtën kohe shprehen gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat, në veçanti në atë të drejtësisë.

Ministrja Sommaruga gjatë ditës do të vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)