Vlerësohet bashkëpunimi Kosovë - Gjermani
Prishtinë, 12 maj - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Landtagut të Baden Wurttenbergut nga Partia Kristian Demokrate e Gjermanisë, CDU, të kryesuar nga Thomas Blenke.
Në këtë takim është folur për bashkëpunimin e Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e rendit dhe ligjit, në fushën ekonomike dhe në fushën e integrimeve europiane.
Gjatë takimit u tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera, ndërsa Ministri Kuçi tha se presin vazhdim të bashkëpunimit të mirë dhe thellim të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Temë tjetër që u diskutua gjatë këtij takimi ishte edhe misioni i BE-së në Kosovës, EULEX, për çka Ministri Kuçi ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen që ka dhënë shteti Gjerman për këtë mision, ndërsa ka vlerësuar punën e bërë nga EULEX-i në Kosovë.