28 Dhjetor 2024

Vlerësohet bashkëpunimi i sistemit prokurorial të Kosovës me EULEX-in

Prishtinë, 23 prill - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar për aktivitetet e sistemit prokurorial në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, në këtë takim ka prezantuar aktivitetet, planet dhe angazhimet tjera të sistemit prokurorial të Kosovës në ngritjen e vazhdueshme të efikasitetit të këtij sistemi në periudhën e pandemisë aktuale të Covid-19.

Kryesuesi Maloku tha së Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes politikave të veta të mandatuara, në vazhdimësi angazhohet në ngritjen e kapaciteteve profesionale të sistemit prokurorial me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i EULEX-it, Wigemark, tha se institucioni që ai drejton është i përkushtuar për të mbështetur sistemin prokurorial të Kosovës përmes këshillave dhe rekomandimeve për të forcuar këtë sistem.

Në të njëjtin takim u diskutua gjithashtu se si të forcohet efektiviteti, transparenca dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial dhe mundësia e ndihmës së EULEX-it në këtë drejtim.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit vlerësuan së bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm, andaj edhe shprehen gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)