Vlerësohet bashkëpunimi i Qeverisë me Zyrën e BE-së në Kosovë
Prishtinë, 4 dhjetor Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Në këtë takim, Ministri Kuçi ka prezantuar punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në përmbushjen e kritereve afatshkurtra të dala nga Raporti i Studimit të Fizibilitetit. Ministri Kuçi theksoi angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen në mënyrë sa më efikase të kritereve të Raportit të Studimit të Fizibilitetit, në veçanti në sfidat që dalin në fushën e sundimit të ligjit.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar, vlerësoi bashkëpunimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për integrim evropian, ndërsa të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë që të përshpejtohet rruga e Kosovës drejtë integrimit evropian.