Vjeshta vë në pranga 7 të dyshuar
Prishtinë, 4 tetor - Policia e Kosovës ka realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit operacionin policor të koduar Vjeshta.
I njëjti operacion është realizuar nga Drejtoria kundër trafikimit me qenie njerëzore (DHTN), njësia në Pejë, bazuar në urdhëresën e Gjykatës së Qarkut në Pejë.
Zyrtarët policorë nga DHTN-ja kanë qenë të mbështetur edhe nga njësitet e specializuara (Njësiti special operativ i Pejës) dhe policia kufitare rajoni i perëndimit në Gjakovë.
Policia ka bastisur 7 lokacione në zonën e përgjegjësisë të stacionit policor në Gjakovë dhe ka arrestuar 7 persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale Krimi i organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.
Personat e arrestuar në këtë operacion policor janë: D. B. 1981, S. R. 1974, A. A. 1980, V. K. 1976, D. K. 1973, F. P. 1979, P. Sh. 1972
Gjatë realizimit të kontrollit si pjesë e operacionit policor të koduar Vjeshta polica ka gjetur dhe ka konfiskuar në cilësi të provës materiale:
10 kg 337 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë,
775 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë,
Një armë e gjatë.
Me autorizim të prokurorit përkatës të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Vlera e përafërt e substancave narkotike të konfiskuara vlerësohet të jetë rreth 26.000