16 Janar 2025

Vjedhi 170 euro, dënohet 10 muaj burg dhe 200 euro gjobë

Mitrovicë, 24 korrik - Një gjyqtarë nga Departamentit i Përgjithshëm në Gjykatën Themelore nëMitrovicë, shpalli Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. B., nga Mitrovica, për shkak tëveprës penale “Vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1, të KPRK-ës.

I akuzuari në fjalë u shpallë fajtorë sepse me 24 qershor 2015- rreth orës 11:50 minuta në rrugën “Agim Hajrizi” në Mitrovicë, para hyrjes në ndërtesën e të ashtuquajtur “Soliteri i kaltër”, me qëllim që vetit ose personit tjetër t’i sjellë dobitë kundërligjshme materiale, nga dora e të dëmtuarës S.B., ka rrëmbyer kuletën në momentin kur e njëjta e ka nxjerrë atë për të marrë kartelën e ashensorit në të cilën kanë qenë rreth 170 euro.
 
Për kryerjen e kësaj vepre penale i akuzuari morri dënimin me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë se këtij Aktgjykimisi dhe dënimin me gjobë në shumën prej 200 eurove të cilin do të paguaj në afat prej dy (2) muajve, nga dita e plotfuqishmërisë se këtij Aktgjykimi.
 
Po ashtu i pandehuri në Aktgjykim është obliguar që të dëmtuarës t’i kompensoj dëmin në shumë prej 170 eurove, në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij Aktgjykimi nën kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm, ndërsa për kërkesën tjetër pasurore juridike është udhëzuar në kontestin civilo-juridik.
 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)