Vizat, në fund të vitit 2015
Prishtinë, 24 korrik - Kosova po pret që të marrë raportin e vlerësimit të Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.
Raporti, sipas njohësve të integrimeve evropiane nuk pritet që ti mundësojë Kosovës liberalizimin e vizave para vitit 2015.
Sipas tyre, shkak i kësaj është sepse Kosova ka ngecur në pavarësimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë si një ndër pikat më kryesore të udhërrëfyesit, duke i shtuar këtu edhe migrimin e paligjshëm të kosovarëve që kanë vërshuar vendet e Evropës në kërkim të lejes se qëndrimit në BE.
Në pritje të ardhjes së raportit të vlerësimit, ministri i Brendshëm në detyrë Bajram Rexhepi, të mërkurën kishte paralajmëruar një konferencë për media lidhur me këtë ngjarje, por në ndërkohë e ka anuluar konferencën përmes një komunikate.
/Tribuna/